Rezultati 1-0 i sjell kualifikimin Anglisë

Shkruhet 1-0, por lexohet kualifikim. Lexohet gjithashtu sukses per Angline, por edhe peshkim per Sllovenine, qe kishte mendjen te ndeshja tjeter e grupit C. Ndeshja ne stadiumin “Nelson Mandela’ vendoset nga risite qe Fabio Kapelo kishte hedhur ne fushen e lojes, mbi te gjithe Jermaine Defoe, autori i golit deciziv qe i dhuroi perfaqesueses se tre luanëve kualifikimin per ne 1/8 e Boterorit 2010. Sidoqofte, britaniket kishin mundesi te shenonin edhe gola te tjere, por Runi jo vetem qe nuk eshte ai i Mancesterit, por eshte edhe pa fat ne momentin e goditjes se shtylles.
Anglia kërkon kohe te gjeje ritmin e duhur, por kur Runi zgjohet dhe kthehet ne mesin e fushes per te marre topin, muzika ndryshon. Te besuarit e Kapelos rriten ne lojen e tyre duke marre teresisht kontrollin e lojes. Dhe pas disa tentativave te vakta, anglezet do te gjenin golin e avantazhit ne minuten e 23-te. Harkim i Milner nga e djathta dhe Defoe devijon topin ne rrjete përpara fytyres se Handanovic, te cilit ne kete rast nuk i mjaftojne reflekset. Britaniket zhbllokohen dhe i shkojne shume prane dyfishimit me Lampard, qe nuk arrin ta dergoje topin ne rrjete. Me pas eshte Defo dhe Gerrard ata qe testojne Handanovic, qe pergjigjet ne menyren me te mire, duke lene ne fuqi avantazhin minimal te Anglise ne 45 minutat e para.
Skuadra e Kapelos shfaqet akoma me agresive me rikthimin ne fushe per fraksionin e dyte. Defo shpërdoron nje rast te mire per te dyfishuar rezultatin, ndersa goditja me koke e Terry do te ndalej nga Handanovic, thuajse mbi vijen fatale. Nje minute me pas Rooney do te ishte i pafat, pasi goditja e tij do te ndalej vetem nga shtylla, pasi ishte devijuar me majat e gishtave nga portieri slloven. Anglia dominon ne te gjithe fushen, duke u rrezikuar vetem me nje kundërsulm te Sllovenise ne minuten e 67-te, por gjithsesi asnjë sukses per skuadren e Matjash Kek. Ne minuten e 72-te Capello nxjerr nga loja Rooney, qe nuk e pret mire zevendesimin, nderkohe qe vendin e tij ne fushe e merr Joe Cole.
Levizje tipike e Kapelos qe rikthehet te 4-2-3-1 dhe ve ne gjume ndeshjen dhe rastet per te shenuar nga te dyja skuadrat do te mungonin, megjithe përpjekjet e dobta te slloveneve ne kundërsulm dhe me harkimet e gjata brenda zones. Perfundon 1-0, por ka ende. Sllovenia eshte gati te festoje edhe me kete humbje, nese ndeshja tjeter mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Algjerise do te mbyllej ne barazim. Por lajmet qe vijne nga andej jane te hidhura per skuadren e Keke, e cila i ka thene lamtumire Boterorit 2010, ndersa Anglia e Fabio Kapelos mund te kenaqet me kualifikimin si e dyta e grupit C.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 qershor 2010 )