E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Stamboll: E ardhmja e rajonit, integrimi në BE

Presidenti Bamir Topi deklaroi ne Stamboll se integrimi i Shqiperise dhe te gjithave vendeve te Europes Juglindore ne Bashkimin Europian, eshte rruga e vetme per te ardhmen e rajonit.

"Shqipëria vazhdon të mendojë se integrimi evropian mbetet jo vetëm rruga e vetme e jona për të siguruar qëllimet, për të cilat ne u mblodhëm dhe krijuam këtë strukturë, forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zhvillimin ekonomik dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar e terrorizmit, por edhe perspektivën më të qartë për një të ardhme më të mirë për popujt dhe vendet tona", deklaroi presidenti Topi.

Presidenti Topi kerkoi qe edhe Kosova te behet pjese e nismave rajonale, si nje realitet I pamohueshem. "Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të faktit të pamohueshëm që pavarësia e Kosovës i ka kontribuoi paqes dhe sigurisë në një rajon ku lufta për vite të tëra traumatizoi Evropën dhe botën mbarë. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë përfshirjen, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në nismat tona rajonale dhe ato shumëpalëshe, si dhe proceset integruese të saj dhe të të gjitha vendeve të rajonit për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian", vijoi ai. Deklaratat Topi i beri gjate Samitit te Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore qe u zhvillua ne Stamboll te Turqise.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›