Rezultati i Tiranes kundershtohet nga te gjithe
Kerkesa ankimore dhe padi per Tiranen thuajse nga te gjitha subjektet zgjedhore. Rivaliteti elektoral qe pershkoi garen per kryeqytetin shqiptar gjate periudhes zgjedhore po zevendesohet nga perpjekjet e futura ne rrugen ligjore te cilat duket se priret te mbajne te pazgjidhur per nje kohe te gjate dilemen e fituesit. Keshtu pervec seancave te bera publike ne Kolegjin Zgjedhor te nisura nga Partia Socialiste per aspektin procedural te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rivleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara sot ne kete institucion do te shqyrtohen edhe tri kerkesa ankimore ndaj vendimit te marre prej tij per tabelen permbledhese te rezultatit per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane sipas se ciles Lulzim Basha ruan avantazhin me 81 vota ndaj kandidatit socialist Edi Rama. Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptare Partia Socialiste dhe Partia Demokratike presin sot te degjojne vendimi e KQZ-se per kerkesat e tyre ankimore ndaj vendimit 711 per tabelen e Tiranes por edhe per shpalljen si te pavlefshme te zgjedhjeve ne Zonen e Administrimit Zgjedhor nr. 49 apo ndryshe njesia bashkiake nr. 5. Ne te vertete kjo e fundit eshte nje kerkese e PS-se e cila ka shprehur kontestime te forta edhe per menyren e miratimit te tabeles se kesaj njesie qe u krye ne KQZ. Edhe pse nisur nga pikeveshtrime te ndryshme dhe nga interesa te kunderta e perbashketa e kerkesave ne fjale bashkohet ne nje pike rezultati i Tiranes i prodhuar nga KQZ-ja per momentin eshte i papranueshem. Ajo cfare eshte e dukshme ne kete kuader eshte lidhja direkte e ketyre veprimeve te ndermarra me kerkese padine e PS-se ne Kolegjin Zgjedhor sa i perket vendimit 709 te KQZ-se qe rregullon procedimin e bere per rivleresimin e fleteve te gjetura ne kutite e gabuara. Duke pritur qe Kolegji te shprehet ne daten 3 qershor per kete ceshtje Partia Demokratike ka shfrytezuar afatet ligjore per te plotesuar stafeten e ankimimeve kesaj radhe ndaj vendimit 711 te KQZ-se ose ndryshe vendimit per miratimin e tabeles se rezultateve te zones zgjedhore Bashkia Tirane. Ketu me rendesi eshte fakti se kontestimi i PD-se e konsideron si ligjore proceduren e bazuar sipas vendimit 709 apo ndryshe sipas PS-se akti normativ per te cilen kerkon zgjerimin si procedure duke sugjeruar marrjen ne konsiderate edhe te fleteve te tjera te patrajtuara nga KQZ-ja perfshi edhe ato me kunderflete. Po keshtu PD-ja sjell ne vemendje perkufizimet e vete Kolegjit te vitit 2009 per votat e caktuara duke synuar te vendose nje standard gjykimi dhe nje gjendje fakti. Me kete levizje PD-ja i kundervihet arsyetimit te PS-se sipas te cilit vleresimi i fleteve mund te behet vetem si pasoje e procesit ankimor ne nje qasje qe synon te legjitimoje realitetin e vendimit 711 pavaresisht se cili do te jete vendimi i KQZ-se. Nga ana e vet kerkesa e PS-se per Tiranen por edhe per ZAZ-ne nr. 49 niset nga premisa me te thjeshta pse ajo merr ne reference direkte Kodin Zgjedhor i cili trajton qarte detyrimin e KQZ-se per te miratuar tabelen sipas tabelave te mberritura nga KZAZ-te e mandej dhenien e rezultatit. Te dyja kerkesat ankimore respektive veprojne tanime si opsion rezerve ndaj gjykimit te Kolegjit Zgjedhor shprehja e te cilit do te prodhoje brenda afateve edhe reagimin e pales se demtuar qe aktualisht e ka vene ne levizje mekanizmin e kontestimit.