LSI Ne te gjitha zgjedhjet ka pasur mosrakordim ne tabela
Ndersa dy partite kryesore jane perqendruar ne ballafaqimin e tyre per te ruajtur apo ndryshuar rezultatin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes nje tjeter qasje profesionale duket se hap nje paranteze te re ne diskutimin teknik te ceshtjes. Sekretari per ceshtjet ligjore dhe zgjedhore ne Levizjen Socialiste per Integrim Ylli Manjani ka dale me nje qendrim qe vjen edhe si argument ne hetimin administrativ qe mund te nise KQZ-ja. Duke interpretuar debatet e forta per vendimin e KQZ-se per rivleresimin e fleteve te votimit te gjendura ne kutite e gabuara dhe pretendimit te PS-se per mosrakordimin e tabelave ne numrin e votave te gjetura me ate te zgjedhesve Manjani ka nenvizuar se numrat gabojne per arsye te keqyrjes se pjesshme te materialit zgjedhor ne rastin konkret. Te gjitha mandatet qe gjate ketyre 20 viteve kane fituar si Ruci ashtu edhe Rama ka pasur mosperputhje te numrit te zgjedhesve qe kane votuar me numrin e votave te gjetura ne kuti. Ne keto zgjedhje ky mosrakordim eshte qartesisht i reduktuar. shte e vertete qe fletet e votimit te gjetura ne kutine e gabuar jane teper per kete te fundit por eshte gjithashtu e vertete se po te njejtat flete jane manget ne kutine e duhur tha ai. Manjani ka shtuar madje si element plotesimi ne kete qasje te veten edhe sigurine e fletes se votimit e cila per keto zgjedhje permban nje shenje specifike te vendosur nga zv.kryetarja e KQZ-se Deshira Subashi dhe qe per pasoje vete ajo e di. Sipas zyrtarit te LSI-se mungesa e pretendimeve ne kete drejtim flet per pavertetesine e shqetesimeve te shprehura nga kreu i grupit parlamentar te PS-se mbi te cilat me gjase selia roze do te ndertoje aksionin e radhes qofte edhe ne rruge ligjore. Nderkohe ceshtja e ngritur nga Manjani apo me sakte arsyetimi i tij eshte trajtuar me heret edhe ne KQZ gjate rivleresimit te fleteve teksa si perfaqesuesit ligjore te PS-se ashtu edhe anetaret opozitare te komisionit kane kerkuar qe krahas hapjes se kutive te fleteve te votimit te hapeshin edhe kutite e tjera te se njejtes qender votimi me qellim qe te behej perputhja e fakteve dhe per pasoje edhe verifikimi i pretendimeve te bera. Kjo kerkese e bere eshte hedhur poshte ne vijimesi nga kreu i komisionit Arben Ristani i cili e ka vleresuar ate si jashte kontekstit te procesit te rivleresimit te fleteve te votimit duke e klasifikuar si pjese te hetimit administrativ ankimor ne rast se ai do te vihet ndonjehere ne levizje. Pas perfundimit te procedurave plotesuese per Tiranen nga KQZ-ja ky eshte rasti i pare ku qofte edhe terthorazi opsioni i ballafaqimit te kutive te vleresuara me ato te se njejtes QV ku duhet te ishin hedhur fletet e votimit permendet nga nje force politike. Aktualisht palet jane perqendruar ne nje beteje per zhberjen e vendimit 709 e per pasoje edhe atij 711 i vleresuar nga PS-ja si teresisht antiligjor.