Riadi akuzon Assadin për blerje kohe

Ministri saudit i Punëve të Jashtme, princi Saud al Fejsall, e akuzoi presidentin e Sirisë, Bashar al Assad se "manovron" që të "sigurojë kohë", duke e anashkaluar planin për dalje nga kriza, të propozuar nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan.
"Regjimi sirian i pranoi të gjitha iniciativat, por assesi nuk po i zbaton. Ky është një mjet të cilin regjimi e përdor që të fitojë kohë", tha ministri saudit.
Saud al Fejsal këtë deklaratë e bëri pas takimit me të dërguarin e OKB-së dhe të Ligës Arabe në Siri, Kofi Annanin.
Kofi Annan, plani i të cilit për dalje nga kriza mbeti në letër, për një javë duhet të raportojë te Këshilli i Sigurisë të KB-së për misionin e tij, theksoi princi saudit.
"Shpresojmë se raporti do të jetë i qartë, i saktë dhe transparent dhe që Këshilli i Sigurimit të marrë një qëndrim të ashpër kundër regjimit në Damask”, tha Saud al Fejsal.