E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribashkimi i bandës

Edhe ky një film fitues i çmimit Oskar dhe 4 çmimeve të tjera kinematografike. Kukullat më të dashura vijnë me një aventurë për të gjithë familjen. Ku tjetër pos në kanalin e dueleve të mëdha DigiGold.

E tëra fillon kur një biznesmen shpirtkeq kërcënon të blejë dhe të shkatërrojë teatrin e tyre.

Tani tre njerëz që i kanë shumë për zemër do të bëjnë të pamundurën të bashkojnë kukullat dhe të gjejnë një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur.

Edhe ky është një ribërje e një filmi përplot argëtim dhe humor për një publik që gjithmonë i qëndron besnik atyre.

Në këtë rast, Muppets është një sharmë i krijimeve të Jim Henson, një film që bazohet në krijimet e filmave dhe është i parezistueshëm.

Ne e kuptojmë pak a shumë këtë konsum që e kemi edhe nga filmat e tjerë të Muppet, që zakonisht kanë pushtuar Box Office.

Shpesh është thënë për këtë film se atë nuk do ta sheh askush për shkak të gjeneratave, megjithatë ai është një film që vazhdon të mbetet i njëjtë.

Këta janë “The Muppets”, një krijim i ri i Disney i bërë m regji të James Bobin. Lajmi më i mirë është se ai vjen në kohën e njëjtë dhe në mënyrë e njëjtë, por i përshtatur me teknologjinë e kohës.

Kjo ribërje është shumë komerciale, por megjithatë ia vlen të shikohet një film i këtillë që përcillet me një personalitet të definuar.

“The Muppets” është një film për të gjitha moshat, përderisa në Digigold do të shfaqet nga e hëna deri në të diel.

THE MUPPETS

Regjia: James Bobin; skenar: Nicholas Stoller dhe Jason Segel; drejtori i fotografisë: Don Burgess; montazh: James Thomas; muzika: Christophe Beck; koreografia: Michael Rooney; dizajner: Steve Saklad; kostumograf: Rahel Afiley; producentë: David Hoberman dhe Todd Lieberman; Distributor: Walt Disney Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 38 minuta.

Zërat i huazuan: Jason Segel (Gary), Amy Adams (Mary), Chris Cooper (Tex Richman), Rashida Jones (Veronica), Jack Black (himself); and Walter, Kermit the Frog, Miss Piggy, Fozzie Bear, the Great Gonzo, Animal, Statler and waldorf, Swedish Chef, Dr. Bunsen Honeydew and Beaker, Sam Eagle, Rowlf the Dog, Scooter, dhe Dr. Teeth dhe Electric Mayhem Band.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›