Ribery e do vetëm Realin

Franck Ribery është në qendër të interesimit të madh të katër klubeve të mëdha evropiane: Inter, Chelsea, Barcelona e Real Madrid.
Sipas të përditshmes spanjolle As, futbollisti megjithatë e ka zgjedhur Madridin si destinacionin e tij të preferuar, ku mund të transferohet gjatë verës që vjen.
Ribery duket se i ka thënë ‘jo’ presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, muajin e kaluar dhe këtë ua ka përsëritur edhe presidentëve Roman Abramovich (Chelsea) e Massimo Moratti (Inter), të cilët kishin kërkuar informata nga menaxheri i tij, Alain Migliaccio.
Ribery mund t’i kushtojë Realit 50 milionë euro.