Vieira nënshkruan me Cityn të enjten?

Edhe nga Franca arrijnë konfirmime rreth transferimit të Patrick Vieiras në Manchester City.
Sipas të përditshmes franceze L'Equipe, të enjten mesfushori ‘transalpin’ do të nënshkruajë kontratë për gjashtë muaj me klubin anglez.
33 vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhin që i ofrohet nga Jose Mourinho tek Inter, andaj pritet t’i bashkohet ish trajnerit të tij, Roberto Mancinit, në City. Për Vieiran spekulohej se në janar mund t’i bashkohej Barcelonës.