E Diel, 1 Nëntor 2026

Veron refuzon Manchester Cityn

Juan Sebastian Veron ka refuzuar ofertën e Roberto Mancinit që t'i bashkëngjitet Manchester Cityt.

Mesfushori i Estudiantes ka njoftuar se ka pasur bisedë telefonike me Mancinin, i cili ka dashur ta transferojë argjentinasin te 'pasanikët'.

"Ua dorëzova ofertën drejtorëve të Estudiantes, që ata ta shqyrtojnë atë. Por sipas meje, nuk ka shumë hapësirë për të menduar, përgjigja ime ishte negative".

"Tani është e pamundur. Nuk bëhet fjalë për para. Dua të jem këtu pranë familjes time", ka thënë Veron.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›