E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini e Baptista mund të ndërrojnë skuadrat

Interi planifikon të transferojë sulmuesin e Romës, Julio Baptista, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet rikthimi i Amantino Mancinit te skuadra kryeqytetase.

Edhe Mancini edhe Baptista nuk po zënë vendet e duhura në klubet e tyre, kështu që një shkëmbim mund t'u levedisë edhe lojtarëve.

Jose Mourinho ka nevojë për një mesfushor sulmues, ndërsa mendon se braziliani mund të plotësojë kërkesat e tij.

Nga ana tjetër, Mancini u bë i famshëm pikërisht me paraqitjet e tij te Roma, ndaj kthimi i tij në kryeqytet mund t'i ndihmojë edhe për rikthimin e formës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›