Westervelle-Haxhinastos: Gjermania ju mbështet për integrimin

Pjesëmarrës në konferencën me temë "Perspektiva për Evropën Juglindore – Austri, Gjermani dhe SHBA, në dialog me vendimmarrësit e rajonit", dy personalitet kanë diskutuar për një sërë çështjesh.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë gjermane ka premtuar mbështetje të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. " Gjermania do të mbështesë integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, sepse Evropa nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit", deklaroi Westervelle.
Mministri Haxhinasto falënderoi homologun gjerman për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për liberalizimin e vizave me vendet në zonën Shengen.
Duke vlerësuar kontributin e Gjermanisë, si një nga donatorët dhe investitorët kryesorë në Shqipëri, ministri i Jashtëm i Shqipërisë ftoi biznesin gjerman që të rrisë praninë e tij në Shqipëri. Një gjë e tillë, tha Haxhinasto, favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar në Shqipëri për thithjen e investimeve direkte.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve si dhe garantoi se vendi i tij do të mbështesë integrimin e vendeve të rajonit në BE.
2010-12-11 16:07
[