Ricciarelli: Me Baudon duhet të divorcohesha 3 vjet pas martesës
“Nuk kam asnjë ndjenjë pendimi. Nëse do të kthehesha pas në kohë do të bëja në jetën time, gjithçka që kam bërë deri tani. Ose, ndoshta jo. Një gjë do ta bëja ndryshe: divorcin me ish bashkëshortin tim Pippo Baudo do ta bëja 3 vjet pas martesës dhe jo 18 vjet pas martesës”
Këtë e tregon vetë sopranoja e njohur Katia Ricciarelli, në numrin e fundit të revistës “Chi”, që tani celebron 40 vjet karrierë. Detaje të reja rreth jetës, i ka hedhur në një libër autobiografik të titulluar “Altro di me non saprei narrare”.
Sopranoja tregon edhe 13 vjetët që ka qenë e lidhur me Josè Carreras. “Ishim të rinj, të bukur dhe plot me pasione. Dhe sfiduam së bashku cdo kushtëzim rreth asaj lidhjeje. U ndamë pas lindjes së djalit të tij të dytë. Pas 13 vjetësh. Arsyeja ishte e thjeshtë. Nuk më vinte më për shtat të bëja gjithë kohën të fejuarën”.
Sot Ricciarelli thotë se është e qetë dhe gati të dashurohet sërish: “Do të ishte bukur të gjeja mashkullin e famshëm me të cilin të plakeshim së bashku. Është bukur të ndjesh gëzimin se po jeton për dikë dhe me dikë. Më të cilin të flasësh. Këtë e them si një grua, martesa për të cilën ka qenë një heshtje e madhe”- thotë ajo.