E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjenjave dhe dogmave, apo aftësisë për të arsyetuar?

Duke përdorur thënien e vjetër latine “ad hominem “, me korrektesë, (por mbase duhej edhe më hapur per publikun), mendimtari, A.Vehbiu, shpalos në “Shekulli”, qëndrimin e tij në debatin e hapur pas botimit të “Skenderbeut”, të autorit O. J. Schmitt.

Unë jam dakord me z.Vehbiu dhe ajo që ndodh në debatet tona mund të formulohet: “Ti u drejtohesh me shume ndjenjave dhe dogmave të njerezve, se sa aftësisë së tyre për të arsyetuar”. Kjo është një sëmundje e vjetër e kulturës sonë, ndoshta e përligjur, për vetë fatin që kemi pasur ne si popull, gjatë shekujve. Është një çështje që, në fakt, ka filluar të hapet, ka ngjallur e do te ngjallë diskutime, jo vetëm për rastin në fjalë të Skenderbeut, por edhe për raste e figura të tjera….

Nuk mund të mos shprehem edhe për kulturen e debatit. Debatet në shtyp e në TV, nuk duhet të jenë shfryrje mllefi të pudrosura me reklamë erudicioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›