Ja falimentet e ekonomisë amerikane
Uashington - Duket se presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta ketë të lehtë të mbyll plagët e shkaktuara në ekonominë amerikane në kohën e presidentit Xhorxh Bush. Statistikat flasin për 153 mijë vende pune të humbura vetëm gjatë muajit nëntor, gjë kjo krejt e papritur. Ekspertët shprehen se këtë vit ekonomia amerikane dikur e fortë, humbi rreth 2 milionë vende pune. Tregjet kishin parashikuar se këto humbje do të ishin shumë më të vogla ndaj edhe çmimet e aksioneve në bursë ranë fuqishëm kur u publikuan këto rezultate. Ekonomistja e Bankës Tokio Mitsubishi në Nju Jork i tha televizionit Blumberg se do të ketë humbje të tjera të vendeve të punës në të ardhmen veçanërisht nëse ndonjë nga tre kompanitë e mëdha të automjeteve në Detroit do të falimentojë.
Sipas përllogaritjeve rreth 3 milionë vende pune kanë lidhje të drejtpërdrejtë me industrinë e makinave. Ndërkaq drejtuesit e tre kompanive të automjeteve dolën për të dytën ditë radhazi para komisioneve në Kongres duke dhënë arsyet përfundimtare pse Kongresi duhet t’u japë atyre huatë emergjente prej 34 milardë dollarësh për të siguruar mbijetesën e kompanive deri në muajin prill. Kongresisti demokrat nga Pensilvania, Poll Kanjorski, nuk është optimist se huatë do të lëvrohen menjëherë.
Ndërkaq çmimet e naftës vazhduan të bien duke arritur shifrën prej 40 dollarë për fuçi ditën e premte. Kështu vetëm këtë javë vlera e naftës ka rënë 25%. Si rezultat, çmimi i naftës së papërpunuar ka mbërritur shifrat më të ulta që prej dhjetorit të vitit 2004. Çmimet e karbureve po bien si pasojë e rënies së menjëhershme të kërkesës botërore për to.