E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, bilanc i rëndë viktimash

Bilanc i rëndë viktimash në Pakistan ku gjatë dy shpërthimeve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën plot 27 persona, dhe disa dhjetra të tjerë janë plagosur. Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën veriperëndimore të Pakistanit në Peschar. Gjatë sulmit të parë humbën jetën 21 vetë kurse në të dytin 6 të tjerë. Të dy sulmet kanë qenë pasojë e shpërthimit të dy automjeteve të parkuara para dy xhamive shiite. Javët e fundit në rajonet në kufi me Afganistanin është shkallëzuar konflikti midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›