Riciklimi i mbetjeve Mediu per energjine e rinovueshme

Ministri i Mjedisit ka kërkuar mbështetjen e biznesit, për zgjidhjen e problemeve që ndotin mjedisin shqiptar. Gjatë një takimi me drejtuesit e Biznes Albania", si dhe biznesmenë të huaj, ministri Mediu, tha se mbetjet që janë shqetësimi më i madh mund të kthehen në një zhvillim për ekonominë shqiptare.
"Mbetjet e ngurta, apo mbetjet përgjithësisht në Shqipëri janë tashmë një problem që po ndikon gjerësisht në kualitetin e jetës tonë dhe po ndikon gjithashtu në zhvllimin prespektiv ekonomik të Shqipërisë. Nëse do të flasim që e ardhmja e Shqipërisë do të jetë turizmi, nëse ne nuk do të merremi urgjentisht me trajtimin e mbetjeve ne do ti krijojmë një problem jashtëzakonisht të madh zhvillimit të këtij sektori të rëdësishëm për vendin. Dhe këtu është momenti që duhet të shikojmë frymën e bashkëpunimit me të gjithë sferën e sektorit privat në mënyrë që të krijojmë ato lidhje me partneritetin publik privat për trajtimin e kësaj cështje, në mënyrë që mbetjet që janë problemi më i madh të shikohen si një mundësi për zhvillimin biznesit", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.
Kreu i mjedisit i ka njohur bizesmenët me ligjet e reja që pritet të miratohen në Parlament, për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. Ai u shpreh se kuadri ligjor është hartuar sipas standarteve që ofron Bashkimi Europian.
Edlira Sulejmani