E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet kimike. Rreziku ISHP kontroll ne cdo pike

Instituti i Shëndetit Publik do të shtojë monitorimet, dhe kapacitetet për të shmangur rreziqet që sjell grumbullimi i kimikateve. Drejtori i shëndetit publik thotë, se duhet të ketë një mirëmenaxhim të tyre, pasi në Shqipëri shënohen dhe shumë raste vetvrasjesh, nga përdorimi i tyre. ISHP paralajmeron më shumë kontrolle në pikat kufitare.

"Shpesh herë kimikatet lihen në duar të pakontrolluara dhe që nuk disiplinojnë menaxhimin e tyre të duhur. Shpesh herë shoqërohet dhe me vdekje, po dhe përdorimi i tyre shpesh herë me efekte suicidale", tha Enver Rroshi, drejtor i shëndetit publik. Ende në Shqipëri sipas të dhënave nga përfaqësuesit e shëndetsisë, ka 35 zona të nxehta të grumbullimit te tyre. Por disa prej tyre janë drejt eleminimit.

"Shqipëria ka patur 35 vatra të nxehta të mjedisit. Këto vatra të nxehta të mjedisit janë drejt menaxhimit dhe rinovimit të mjedisit në këto zona. Natyrisht që derdhja e kimikateve në Shqipëri, në vende të pacaktuara ka përbërë një problem serioz për shëndetin publik", tha Rroshi. Ndërkohë, minstria e shëndetsisë, së bashku me Institutn e Shëndetit Publik, po merret me hartimin e ligjit për biocidet, që përdoren në bujqësi.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›