Ministri Britanik i Drejtësisë viziton Tiranën

Ministri Britanik i Drejtësisë, Lord MekNalli i Blekpull, sot do të mbërrijë në Tiranë për një vizitë dy-ditore për të promovuar angazhimin dypalësh Mbretëri e Bashkuar - Shqipëri, veçanërisht rreth sundimit të ligjit, dhe më gjerësisht mbi reformat në BE.
Ministri do të takohet me udhëheqës shqiptarë, përfshirë edhe Presidentin dhe Kryeministrin, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të përfshirë në një projekt të Mbretërisë së Bashkuar, Prokuroren e Përgjithshme dhe aktorëve të tjerë të Sundimit të Ligjit. Ai do të prezantojë bashkë me me ministrin Nishani, një projekt binjakëzimi të BE-së, të udhëhequr nga Britania e Madhe, mbi Shërbimin Shqiptar të Lirimit me Kusht.
Lord MekNalli do theksojë mbështetjen e Britanisë së Madhe për aspiratat e Shqipërisë për në BE dhe nevojën për institucione të fuqishme, profesionale dhe të pavarura, për të siguruar këtë ambicie. Ecuria e mëtejshme drejt anëtarësimit në BE do të kërkojë reforma konkrete për të forcuar pavarësinë dhe efikasitetin e sektorit të drejtësisë në Shqipëri. Ministri gjithashtu do theksojë rolin e rëndësishëm të politikanëve në mbështetje të këtij procesi.