Debate ne Parlament PS- PD perplasje per mjedisin

Kanë qenë cështjet mjedisore ato të cilat kanë përplasur opozitën dhe maxhorancën në Kuvend. Ngritja e landfillit në Korcë është kundërshtuar nga deputetet e majtë sipas të cilëve djegia e plehrave dhe jo përpunimi tyre po ndotin pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
"Ne nuk kemi një landfill të mirëfilltë me standardet e Bashkimit Europian, po njëkoësisht dhe me politikat ekonomike të zhvillimt të industrive të cimentos, apo të TEC-eve, apo është fatkeqësi ajo që ndodhi në Japoni, po unë nuk besoj se në kokën e zotit Berisha ende endet ideja e ndërtimit të reaktorëve atomikë në Shqipëri", tha Besnik Bare, deputet i PS.
"Ne kemi një strategji e cila ka një kosto diku te 20 miliardë lekë në periudhën 3-vjecare që do të destinohen pikërisht për këto qëllime, për mbetjet e ngurta dhe për pastrimin e ujërave të përdorura", tha ministri i Financave, Ritvan Bode.
Socialistët akuzuan maxhorancën se në prag të sezonit turistik nuk janë marr masa për derdhjen e ujrave të zeza në Adriatik. "Ka një premtim elektoral të zotit Sali Berisha. Do të fillojë plazhi këtë vit, dhe në asnjë plazh... Nuk dua të bëj antireklamë, nuk është bërë asgjë për derdhjen e ujërave të zeza në Adriatik", tha Klosi. "Ka qenë dembelizmi i kësaj bashkie dhe pamundësia e saj për ta manipuluar tenderin. Kemi një bllokim total të të gjithë fondeve, jo vetëm të buxhetit të shtetit po dhe të atyre që vijnë nga donatorët ndërkombëtarë për shkak të politikave të mbrapshta të bashkisë së Durrësit. Do shpëtojmë nga kjo situatë pas një muaji", u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Replika në seancë shkaktoi dhe projektligji për akcizat dhe të ardhurat buxhetore për të cilat opozita pretendon se manipulohet me shifrat.
Elona Gjylmi