E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi i dehur hedh ne humnere autobusin vdesin 8 plagosen 36

Te mbijetuar e deshmitaret rrefejne momentet e tragjedise ne Fratar. Drejtuesi i mjetit kishte pire dhe ne momentin e aksidentit po fliste ne telefon. Emergjencat brenda dy oresh nxjerrin...

Shoferi i dehur mendohet te jete shkaku kryesore i aksidentit tragjik ne mbremje aksin Fier-Tepelene ku te pakten 8 persona humben jeten ndersa 35 te tjere gjendet te plagosur mes te cileve disa rende. Autobusi i linjes Durres-Athine qe drejtohej nga shoferi grek Tomos Cergas doli nga rruga dje rreth ores 20.30 minuta ne afersi te Fratarit duke rene ne humnere per rreth 100 metra. E njoftuar nga kalimtare te rastit menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar makina te policise rrugore ndersa eshte dhene alarmi dhe ne zonen e aksidentit jane derguar 100 forcat te FNSH RENEA zjarrfikes nga Tepelena Gjirokastra Fieri dhe disa ambulanca dhe ne me pak se 2 ore eshte bere i mundur transporti i gjithe te plagosurve dhe viktimave te ketij aksidenti. Menjehere ne vendin e ngjarjes ka qene edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe autoritete te policise vendore e te pushtetit lokal te cilet kane koordinuar punen duke vene ne dispozicion te gjitha mjetet e duhura per te shpetuar te aksidentuarit dhe ndihmuar te plagosurit.

Deshmite dhe ngjarja

Autobusi me targa greke qe udhetonte ne drejtim te Athines ka dale nga rruga 4 kilometra nga Fratari dhe pas kater rrotullimesh prej te cilave dy pasagjere jane nxjerre nga xhamat e thyer ka ndaluar ne fund te gremines. Ervin Mema nje nga te mbijetuarit e tragjedise ka rrefyer i tronditur menjehere pas aksidentit se shoferi i autobusit nuk ka qene ne gjendje te mire. Shoferi ishte i dehur dhe gjate gjithe rruges qe nga Tirana ka bere disa frenime duke krijuar incidente tha Mema. Nderkohe sipas pergjegjesit te zjarrfikesve te Mallakastres Shkelqim Pashai te tjere te mbijetuar kane rrefyer se ne momentin e daljes nga rruga te autobusit drejtuesi i mjetit qe dyshohet ne gjendje te pire ka qene edhe duke perdorur telefonin. Drejtues te policise lokale u shprehen se nuk kishin fiksuar shenja te frenimit ndersa jane shprehur te habitur nga aksidenti pasi behej fjale per nje pjese rruge te drejte dhe pa kthesa te forta. Nga ana tjeter vetem hetimet dhe ekspertiza do mund te zbardhin me tej ngjarjen e rende dhe te zbulojne shkaqet e verteta te saj.

Bilanci

RENEA FNSH dhe zjarrfikesit e policia lokale te ndihmuar nga mjete te renda per hapjen e rruges bene te mundur qe te nxjerrin nga autobusi i permbysur ne gremine te gjithe personat qe ndodheshin aty. 2 ore pas njoftimit te aksidentit u mesua se numri i viktimave eshte 8 ndersa ai i te plagosurve 36 nje pjese e te cileve ne gjendje te rende. Ministri i Shendetesise dhe autoritete spitalore vune menjehere ne gatishmeri spitalet rajonale afer vendit te perplasjes dhe qendrat e medha spitalore ne Tirane. Nderkohe u njoftua se spitali i Fierit kishte nevoje te menjehershme per te dhuruar gjak pasi nje numer i madh i te plagosurve ndodheshin ne gjendje te rende dhe kishin humbur mjaft gjak si pasoje e plageve te marra.

Vasili Gadishmeri ne te gjitha spitalet

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili deklaroi dje nga vendi i ngjarjes se rreth ores 23.15 kishte perfunduar operacioni i shpetimit. Ka mbaruar operacioni i shpetimit dhe boshatisjes se autobusit. Te plagosurit jane transportuar drejt spitaleve. Jane te pakten 36 te plagosur. Jane vendosur shumica ne spitalin e Fierit- theksoi ministri. Ai ka vene ne dukje se pjesa me e madhe e te plagosurve ishin derguar ne spitalin e Fierit ndersa ata te plagosur me lehte ne spitalet e Ballshit dhe Tepelenes. Vasili informoi se te gjitha spitalet afer zones dhe ato te Tiranes jane ne gjendje gatishmerie per te pritur te plagosurit.

Te vdekur

Fredi Guma 41 vjec nga Fieri

ArbenCuko

Te mbijetuar

Brunilda Halili 15 vjec nga Laci

Boci Rina 17 vjec nga Lushnja

Ervin Mema 34 vjec nga Kavaja

Eduard Prenci 29 vjec nga Lushnja ne gjendje kritike

Danjela Papallaqi 34 vjec Gjirokastra ne gjendje te rende

Majlinda Kryeziu 55 vjec nga Lushnja

Burbuqe Guma 38 vjec nga Fieri

Valbona Guma 15 vjecnga Fieri

Vjollca Goxhaj 45 vjec nga Lushnja

Sadije Bociu u shtrua ne Tirane

Policia mori menjehere masat per nxjerrjen e te mbijetuarve

Zedhenesja e policise Klejda Plangarica njoftoi se autobusi me targa INB 9900 ka rene prane fshatit Ziaj ne aksin Fier-Tepelene. Per menaxhimin e ketij aksidenti te rende dhe dhenien e ndihmes personave te demtuar menjehere jane angazhuar strukturat e Drejtorive te Policise se Qarqeve Gjirokaster dhe Fier si dhe te Komisariateve te Policise Fier Tepelene dhe Ballsh. Ne operacionin e shpetimit jane angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca te FNSH si dhe forca te Repartit Special RENEA. Po ashtu jane angazhuar sherbimi zjarrfikes si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelene. Prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise eshte ngritur nje grup pune i cili po koordinon gjithe veprimet e sherbimeve te policise ne vendngjarje- deklaroi Plangarica.

Greqia e gatshme te prese te plagosurit

Greqia eshte shprehur e gatshme te ndihmoje per te plagosurit e aksidentit ne Ballsh.

Menjehere pasi eshte informuar per aksidentin e ndodhur me autobusin e linjes Tirane -Athine prane qytetit te Ballshit nga ambasadori shqiptar ne kryeqytetin grek Dashnor Dervishi Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke Janis Zepos i ka deklaruar ketij te fundit gatishmerine e organeve greke per te dhene ndihmen e tyre.

Keshtu eshte informuar urgjent policia e doganes se Kakavijes e cila ka hapur menjehere kufirin per te gjithe personat e plagosur. Gjithashtu eshte vene ne dispozicion nje pavion per dhenien e ndihmes se nevojshme mjekesore ndaj tyre. Organet greke te shendetesise te Janines kane krijuar edhe nje grup mjekesor te gatshem ne rast se kerkojne organet shqiptare qe te shkoje ne vendngjarje.

Aksidenti spitali i Fierit apel per dhurim gjaku

Spitali i rrethit te Fierit i ka bere thirrje qytetareve te dhurojne gjak per ti ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te rende rrugor te ndodhur ne Ziaj te Ballshit.

Ky spital ka edhe numrin me te madh te te lenduarve nga aksidenti. Mesohet se 10 autoambulanca me te plagosur jane nisur drejt ketij spitali. Nderkohe qe te plagosur te tjere ka edhe ne spitalin e Tepelenes dhe ate te Gjirokastres. Nga personat e mbijetuar deri me tani shumica e tyre kane marre plage te lehta nderkohe qe disa te tjere paraqiten ne gjendje te rende shendetesore. Policia konfirmon shtetasin Eduard Prenci nga Lushnja dhe shtetasen Daniela Papadhaqi nga fshati Bulo si dy personat e plagosur qe ndodhen te shtruar ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Gjirokastres. Nderkohe sipas informacioneve e plagosura Sadije Bociu ka mberritur ne Spitalin Ushtarak mbreme vone per nje trajtim mjekesor me te specializuar nderkohe qe edhe mjeket ne kete spital ndodhen ne gjendje gatishmerie per te pritur te plagosur te tjere qe mund te adresohen per trajtim mjekesor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›