E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan spitali me pajisje te reja

350 milione leke rikonstruksioni i sherbimit te kirurgjise

Mjeket e Elbasanit mund te renditen si me te miret ne vend nderkohe qe pajisja me e mire e mamografise do te vendoset pikerisht ne spitalin e Elbasanit. Kreu i Ministrise se Shendetesise Petrit Vasili ka kryer dje paradite nje inspektim rreth punimeve te godines se re per spitalin kirurgjikal rajonal te Elbasanit. Fatura financiare per kete rehabilitim kap shifren e 350 milione lekeve te reja. Takimi i pare i ministrit ka nisur me drejtuesit kryesore te shendetesise ne kete rreth ne zyren e kreut te spitaleve. Ministri Vasili ka kerkuar persosje te sherbimit mjekesor pergjegjesia profesionale dhe gershetimi i mire i punes mes brazave qe punojne ne shendetesi. Qellimi i vizites se tij ka qene keqyrja e ritmit te punimeve per ndertimin e nje godine te re qe do te sherbeje si spitali rajonal i kirurgjise per kete qark. Eumlshte nje investim prej afro 350 milione lekesh te reja per nje godine trekateshe brenda territorit te bllokut aktual te spitaleve ne Elbasan punimet e se ciles duhet te mbyllen brenda vitit qe vjen. Vasili ka vleresuar ritmin e punimeve nga ana e firmes ndertimore duke kerkuar nga drejtuesit lokale shpjegimet rreth spitalit te ardhshem ne tre katet e kesaj godine. Kreu i Shendetesise shqiptare ka deklaruar se te gjitha pajisjet per spitalin ne fjale do te ishin bashkekohore fale nje fondi nga ana e qeverise japoneze sikurse eshte edhe pajisja e mamografise qe sipas Vasilit mbetet me i miri ne Shqiperi dhe qe do te vendoset ne Elbasan.

Ministri ka vleresuar ekipin shendetesor te Elbasanit duke e konsideruar nder me te mirin ne vendin tone dhe ka kerkuar qe ky sherbim te harmonizohet mire mes brezave te njerezve te shendetesise sikurse ka kerkuar nje trajtim me te shpejte per te gjithe pacientet qe zbresin ne spitalin e Elbasanit nga rrethet apo zonat rurale te ketij qarku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›