E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, përplasen dy makina, vdes pasagjeri i njërës prej tyre

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Një persona ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas të dhënave që vijnë nga polica e kryeqytetit, rreth orës 03:30 të mëngjesit, tek Kthesa e Kamzës, nga përplasja e fuqishme e një automjet tip Porche me një makinë tip Fiat Punto, ka gjetur vdekjen e menjëhershme një nga pasagjerët i Fiatit. Mësohet se nga aksidenti nuk ka të tjerë të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, nga të cilat paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit tip Porche, e cila për pasojë ka goditur nga pas makinën tip Fiat. Goditja e fuqishme ka qenë fatale për njërin nga pasagjerët e mjetit Fiat, që ka humbur jetën menjëherë. Ndërkohë, polica ka shoqëruar drejtuesin e automjetit Porche për të dhënë sqarime rreth aksidentit.
18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, përplasen dy makina, vdes pasagjeri i njërës prej tyre burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›