Sarandë, 3 gra tentuan vetëhelmimin me medikamente në 24 orë
Sarandë- 24 orët e fundit kanë shënuar tre raste tentative vetëhelmimi në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë së këtij qyteti tre femra janë paraqitur pranë spitalit të qytetit në gjenjde të rëndë pasi kishin tentuar ti jepnin fund jetës.
Rasti i parë është ai i 28-vjeçares nga fshati Cukë Esmeralda Telo e cila ka konsumuar 30 pilula aspirinë.
Një tjetër 28-vjeçare ka tëntuar të vetëflijohet po më aspirinë duke marrë 50 të tilla, ajo është Polikseni Mërkuri nga Piluri. Sakaq emri i një femre të tretë që ka tentuar të vetëhelmohet nuk është bërë ende i ditur.
Mjekët e Sarandës bënë me dije se gjendja shëndetësore e 28-vjeçares nga Cuka ishte shumë e rëndë dhe mësohet se ajo u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Vetëvrasjet në vend janë shtuar së shumti gjatë viteve të fundit, ku ndër shkaqet më kryesore evidentohen gjendjer depresive të vitktimave.
/IDEA/