E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani kërcënon SHBA: Jo avionnmbajtëse në Gjirin Persik

IRAN - Irani ka kërcënuar SHBA-në duke paralajmëruar se nëse ndonjë aeroplanmbajtës amerikan do të kalojë në Gjirin Persik, republika islamike do të reagojë.

Kërcënimi është bërë nga kreu i forcave të armatosura të Teheranit, Ataollah Salehi. “I këshilloj amerikanët dhe i paralajmëroj të mos kthejnë aeroplanmbajtëset e tyre, sepse ne nuk jemi mësuar të bëjmë më shumë se një paralajmërim”-tha Salehi.

Në 29 dhjetor, Irani njoftoi se një aeroplanmbajtëse amerikane ishte identifikuar në zonën e manovrave ushtarake të marinës iraniane pranë ngushticës së Hormuzit. Ndërsa zëdhënësi i flotës së 5-të amerikane me qëndrim në Bahrein shpjegoi se aeroplanmbajtësja amerikane kishte kryer një pasazh rutinë përmes ngushticës që përbën një pike strategjike pasi kalon 40% e naftës.

Kërcënimi i fundit i Iranit vjen në një moment tensioni tepër të lartë mes Teheranit dhe Washingtonit, që u rrit edhe më shumë pas paralajmërimit nga Irani se do të mbyllë ngushticën e Hormuzit, si përgjigje ndaj sanksioneve të mundshme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›