Aksident i rëndë në Pogradec, vdes emigranti

Artan Blacëri 41 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë që bashkëshortja e tij, Nadire Blacëri 38 vjeçe mbeti e plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Makina e çiftit emigrant me targa greke u përplas në fshatin Starovë.
Sipas burimeve policore, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti./Start/
2012-01-03 11:05
Sipas burimeve policore, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti./Start/
2012-01-03 11:05