Ivanoviç: Nuk do të hiqen institucionet në veri
BEOGRAD - Sekretari në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka thënë për Radio KiM se institucionet serbe në veri do të vazhdojnë të funksionojnë.
Sipas Ivanoviç, fakti se buxheti i ministrisë është rritur në raport me vitet e kaluara, hedh poshtë të gjitha hamendësimet për suspendimin e institucioneve serbe.
Ivanoviç nuk përjashtoi mundësinë e racionalizimit dhe të pakësimit të shpenzimeve me qëllim, që siç ka thënë ai t’u jepet ndihmë të kthyerve.
(er.nu/tg/BalkanWeb)