E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Rikthimi” i artistit Siro Muedini, çelet ekspozita me veprat e punuara përgjatë 12 viteve

Nga portreti, tek simbolika e nudos, figurat abstrakte dhe koloriti i telajos së natyrës…është ky udhëtimi artistik që përshkon piktori Siro Muedini, në ekspozitën e tij të fundit, “Rikthimi”.

Pas një mungese prej 12 vitesh, artisti rikthehet tek artdashësit me veprat që ka realizuar gjatë këtyre viteve, të cilat i ka ndarë në 3 simbolika të ndryshme që në pamje të parë, nga larmishmëria e shprehjes artistike, të krijojnë përshtypjen sikur janë realizuar nga artistë të ndryshëm.

Ekspozita, e cila si kurator ka Z. Ilir Keko do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë, deri në datë 30 Korrik.

Gazetare: Ornela Ceka

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›