E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Sejdiu e Pacolli mund të kandidojnë për president

Sipas draftamendameneteve kushtetuese të drejtën e kandidimit për president do ta ketë secili shtetas i Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ish- presidentët Fatmir Sejdiu e Behxhet Pacolli.

Kryetari i Komisionit për Amendamentin e Kushtetutës, Arsim Bajrami ka thënë se në asnjë kushtetutë të botës nuk ekziston një sanksionim për “shkelësit e kushtetutës”.

“Askund në praktikat kushtetuese nuk e ndalon dikë të kandidohet për president nëse ka bërë shkelje të Kushtetutës. Nëse ka ndodhur shkelja e kushtetutës sanksioni ka qenë politik. Të dy kandidatët janë larguar , edhe pse kontestet kanë qenë të ndryshme. I pari (Sejdiu) ka bërë vet shkelje ,ndërkaq i dyti Pacolli është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Si komision nuk kemi vendosur asnjë kufizim sa i përket së drejtës së tyre për kandidim”, ka thënë Bajrami.

Ai ka shtuar se një shtetas i Kosovës gjatë jetës së tij mund ta ushtrojë detyrën e presidentit vetëm në dy mandate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›