E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifai Promovoni vlerat e Beratit

Deklarata Sekretari i pergjithshem i Turizmit Boteror Taleb Rifai vizitoi Beratin

Sekretari i pergjithshem i Turizmit Boteror Taleb Rifai ka udhetuar dje drejt Beratit ku ka vizituar disa nga objektet me me vlere te ketij qyteti. Z. Rifai ka mberritur ne mesdite ne qytetin muze pjese e trashegimise se UNESCO-s i shoqeruar nga ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj dhe drejtori i pergjithshem i Trashegimine Kulturore Klodian Pajuni. Z. Rifai u prit ne lagjen Kala nga kryetari i bashkise Fadil Nasufi prefekti i Qarkut te Beratit Bujar Hoxhaj si dhe perfaqesues te Drejtorise se Monumenteve te Kultures ne kete qytet. Une jam mrekulluar sot nga ky qytet dhe nga gjithcka qe shikoj sot ketu. Ju duhet te beni me shume per te promovuar vlerat tuaja per te rritur numrin e vizitoreve - u shpreh ai. Ne lidhje me investimet per qytetin e Beratit Pajuni u shpreh se ne jemi munduar qe cdo lloj fondi qe kemi mundesi ta menaxhojme te kemi mundesi ta shperndajme ne te gjithe qytetet. Ndonjehere duke qene se Berati eshte ne varesine e UNESKO-s ne jemi te prirur te shikojme qytete te tjera dhe asete te tjera te trashegimise kulturore. Berati eshte ne keto momente ne vemendjen tone dhe per kete arsye realisht ne kerkojme insistim nga ministri per te vizituar kete qytet te bukur - ka perfunduar Pajuni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›