E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi vuan por kualifikohet

Kalimin ne turin tjeter e sigurojne edhe Totenhem Shalke Lion Mancester Junajtid Valencia e Barca

Mbremja e se merkures shperndan shtate bileta te tjera per ne vazhdimesine ne Champions League. Ne Grupin A Interi vuan por merr nje fitore mjaft te rendesishme perballe holandezeve te Tuentes. Takimi ne Meaca perfundon me rezultatin 1-0 fale rrjetes se Kambiasos dhe i ngre zikalterit ne kuoten e 10 pikeve duke bere qe ata te sigurojne kualifikimin. Me kete rezultat skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez me ne fund mund te marre pak fryme lirisht pas ecurise negative ndersa trajneri duket se te pakten per momentin ka shpetuar postin. E pafat Tuente qe ka tentuar te qendroje ne gare deri ne fund madje ka qene fare prane golit me Landzat por gjuajtja e tij ne te 75-en eshte frenuar nga traversa. Fitore me vlere kualifikimi ka arritur edhe Totenhemi perballe Verder Bremenit. Rezultati final i ndeshjes ne Uajt Hart Lejn ishte 3-0 per Spurs perballe gjermaneve te pergjysmuar nga mungesat. Golat mbajne firmat e Kaboul Modric e Krauc ndersa Bejl ka shperdoruar nje 11-metersh. Me kete rezultat anglezet ruajne kryesimin ne grup. Shalke merr kreun e Grupit B pas fitores 3-0 me rivalet direkt te Lionit. Ky rezultat i siguron kualifikimin gjermaneve qe ngjiten ne kuoten e 10 pikeve. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi holandez Huntelar me dy golat e tij ndersa rrjeta qe i hapi rrugen triumfit u realizua nga Farfan. Fitore surprize e Hapoel Tel-Aviv perballe Benfikes me shifrat 3-0 nje rezultat ndoshta i pabesueshem perpara ndeshjes kjo ben qe edhe Lioni te festoje kalimin mes 16 me te mirave. Perfundon gara ne Grupin C ku Mancester Junajtid e Valencia jane zyrtarisht te kualifikuara. Djajte e Kuq mposhten 0-1 Rejnxhersin ne Skoci fale nje goli me 11-metersh ne minutat e fundit te ndeshjes nga i rikthyeri Uejn Runi. Valencia tregohet e pameshirshme me turqit e Bursaspor duke i shpartalluar me rezultatin 6-1. Ne Grupin D Barcelona nuk ndikohet nga fitorja e Rubin Kazanit me Fc Kopenhagen dhe ben detyren ne fushen e Panathinaikos duke fituar me rezultatin 0-3 e duke u kualifikuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›