UEFA hetim Murinjos per autondeshkimin
Partidazo y Mourinhada. Ky titull elokuent qe ze faqen e pare te AS permbledh ne menyre te perkryer naten holandeze te Real Madrid. I afte te derrmoje Ajaksin 4-0 per te marre fitoren e pare ne historine e tij ne Amsterdam per te siguruar vendin e pare ne grup dhe per pastruar dy lojtaret fondamentale si Ksavi Alonso e Serxhio Ramos nga kartonet e verdhe te grumbulluar. Si Pikerisht me Mourinhata. Te mohuar me pas nga protagonistet.
Faktet mdash Me fitoren e sigurt ne minutat 87 e 91 Ksavi Alonso e Serxhio Ramos marrin dy kartone qe ne spanjisht perkufizohen normalisht tonte. Per te dy behet fjale per kartonet e dyte te verdhe te mbremjes prandaj Reali perfundon me 9 lojtare gje qe ne Europe nuk ndodhte nga kohet e nxehta te Huanitos vitet 80. Dy madrilenet shkojne ne 1/8 me nje te verdhe dhe jo me dy.
Sekuenca mdash Imazhet televizive nuk hedhin drite mbi dyshimin e madh. Telekamerat tregojne kete histori Murinjo flet me ish-mbrojtesin Chendo te deleguarin e Realit gjithnje ne pankine me Karankan qe degjon pa thene asgje. Pastaj Mou therret Dudek portierin e dyte. E nxjerr ne nxemje edhe sepse Kasilias kishte dhimbje barku - sugjerojne TV spanjolle. Jo polaku nuk hyn ne fushe dhe pas diskutimit me portugezin shkon drejt portes se Iker. E therret dhe te dy flasin dicka vesh me vesh te shtylla e majte. Kasilias ben shenje se e kuptoi dhe therret menjehere Serxhio Ramosin. Kapiteni e perqafon dhe fillon ti thote dicka ne vesh me doren mbi goje per te mbuluar leximin e buzeve. Pas pak minutash ja dhe kartonet e verdhe te Ksavit e Serxhios.
Asi mdash Ne TV kuptohet se flitet per incidentin. Ne Twitter gazetaret e Madridit komentojne mes skandalit dhe argetimit por Murinjo ka gati nje tjeter As. I intervistuar nga TV-te spanjolle nuk e pret as pyetjen e nis fort dhe pas 30 sekondash eshte aty duke u ankuar per gjykimin Nuk me pelqeu. Ishte nje ndeshje e qete nuk e kuptoj si i dha kaq shume kartone Dy te fundit skandal... Nuk me pelqeu. Edhe Kasilias ne TV e mohon te kete marre urdher. Me vone Ramos ben te njejten gje.
Kritikat mdash Por gazetat spanjolle nuk e pertypin. Me ndeshjen e fituar trajneri urdheroi Ksavin e Serxhio Ramos te merrnin kartone - lexohet te faqja e pare e AS. Ishim te lumtur sikurse Murinjo eshte titulli i opinionit te drejtorit Nuk me pelqen. Me vjen keq por nuk me pelqen. E kuptoj qe vleresohet aftesia e Murinjos per te kontrolluar gjithcka por nuk perputhet me idete e mia per sportin as me imazhin qe per shume vite ka ofruar Reali mbi te gjitha ne Europe. Eumlshte mungese respekti per kete kompeticion fondamental nder i futbollit dhe klubeve dhe me vjen keq edhe per Ajaksin skuadres se ciles futbolli i detyrohet shume.
Autondeshkimi mdash Pavaresisht nga fjalet e Murinjos fjala autondeshkim duket dhe ne faqet e para te Marca-s e Mundo Deportivo-s. Reali kontrollon deri dhe ndeshkimet titullon El Pais Pa frena dhe pa turp replikon El Publiko. El Mundo shkon me tej duke parashikuar polemiken dhe hetimin e UEFA-s Nuk eshte mashtrim eshte e ligjshme - evidentohet ne nje titull. Murinjo rikthehet pas 12 ditesh skualifikim dhe kjo nuk kaloi pa u vene re.
Hetimi ndash Megjithate UEFA ka bere te ditur nepermjet zyres se shtypit se do te studioje raportet e gjyqtareve para se te vendose te ndeshkoje Ksavin Serxhio Ramosin dhe klubin madrilen.