E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillimi i punës, RISHM inspekton minierën e Bulqizës

Specialistë të Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave (RISHM), kanë inspektuar sot ambjentet e minierës së Bulqizës.

Në prag të rifillimit të punës, pasr 3 muajsh ndërprerje për shkak të grevës së urisë, RISHM ka kërkuar që të shohë nga afër gjendjen aktuale të minierës, për të vendosur nëse është i mundur ose jo fillimi i punës.

RISHM ka inspektuar minierën edhe gjatë kohës kur në të ishin ngujuar në grevë urie minatorët, duke dhënë alarmin për degradimin e saj.

Pak ditë më parë, minatorët dhe kompania konçesionare ACR arritën të nënshkruajnë marrëveshjen, pas plotësimit nga kompania të pjesës më të madhe të kërkesave të minatorëve të Bulqizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›