Korçë, hidhet nga kati i 7, vdes 50-vjeçarja
Një 50-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 në qytetin e Korçës ku 50-vjeçarja Tamara Peci është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës ku jetonte.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se 50-vjeçarja vuante nga depresioni dhe kjo mund të jetë një nga shkaqet që ka çuar në vetëvrasjen e saj.