E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundviti, kryeministri Berisha feston me fëmijët e fshatit SOS

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, festuan sot paradite së bashku me fëmijë e fshatit SOS festat e fundvitit.

Në një festë krejt të veçantë kryeministri dhe Zonja e tij ndanë me fëmijët e fshatit SOS në Tiranë kënaqësinë dhe emocionin e festave, përmes vjershave të ndryshme të recituara nga ata, numrave magjikë dhe argëtimeve të tjera.

Gjatë fjalës së tij kryeministri shprehu nderim për mësuesit dhe biznesmenët, të cilët përkujdesen për fëmijët e kësaj qyteze të vogël, ndërkohë shprehu gatishmërinë e qeverisë për ti ndihmuar në cdo nevojë.

Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme me lodra e veshje, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›