Rifillon puna ne doganen e Kapshtices
Pas disa orësh bllokimi ka rifilluar puna në Doganën e Kapshticës ku punonjësit grekë në mungesë të kompjuterave, për shkak të defektit, i janë rikthyer regjistrave. Më herët policia kishte paralajmëruar për vështirësi qarkullimi në pjesën Kapshticë-Kozanë për shkak të reshjeve të borës, nuk lejohej të kalonin një pjesë e automjeteve.