E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet juristi i ALUIZNI-t ne Korce

Një jurist nga qyteti i Korçës ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Si rezultat i operacionit të koduar “Juristi ” është arrestuar në flagrancë shtetasi Elton Dojca, 38 vjeç banues në qytetin e Korçës,i pa dënuar më parë , me detyre Jurist në degën e “ALUIZNI-t” Korçë. Arrestimi në flagrancë u bë pasi juristi Elton Dojca, duke abuzuar me detyrën i ka kërkuar një shtetasi rryshfet prej 2.000.000 lekësh të vjetra, për të përshpejtuar proceduren e legalizimit të një shtese pallati në qytetin e Korçës. Në cilesinë e provave materiale janë sekuestruar: 40 copë kartmonedha me prerje 5000 lekëshe (të reja), dokumenta të nevojshme të cilat do të shërbenin për legalizimin e shtesës së pallatit .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›