E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Pretenca e Prokurorise per video-pergjimin politike

Ilir Meta e ka cilësuar pretencën e Prokurorisë si një vendim politik. Sipas tij kërkesa për dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie dhe gjobitje me 1 milionë lekë të reja është e ndikuar nga presione korruptive. Ndër të tjera, Meta deklaroi se organi i lartë i Drejtesise po ndjek standarde të dyfishta, pa u bazuar në asnjë provë.

Meta deklaroi se do ta fitojë këtë betejë, pasi Shqipëria është europiane. Ai shtoi se në të ardhmen do t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë.
Deklaratat e kreut të LSI-së u bënë në Shkoder, gjatë një takimi me strukturat e partisë që ai drejton. Në pretencën e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme, Ilir Meta akuzohet për korrupsion gjatë detyrës së tij si kreu i diplomacisë dhe njëkohësisht si zëvendëkryeministër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›