E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nate pa hene. Eklipsi me i erret i shekullit

Në orët e muzgut përgjatë gjithë Iindisë mijra kuriozë ndoqën një nga eklipset hënore më të errët të shekullit. Eklipsi zgjati për më tepër se 100 minuta. Në kryeqytet në New Delhi, prindër e fëmijë ndodheshin në planetariumin Nehru për të ndjekur hënën e eklipsuar përmes  teleskopëve.

Entuziazmi dukej qartë në sytë e të mëdhenjve dhe të vegjëlve ndërsa shihnin sesi hëna ngjyrosej në të kuqe, një spektakël që u ndoq nga dhjetëra kuriozë në sheshin e protestave në Tahrir në Egjipt, por dhe në Australi, Singapor e Gaza.

Qielli afrikan ishte i pastër, ndërsa në sheshin e kuq në Moskë eklipsi më i errët në katër dekada u ndoq për gjysëm ore nga dhjetëra  kuriozë në Sheshin e Kuq.

Italianët u mblodhën në disa prej monumenteve më të bukura italiane për të mbajtur frymën deri sa hëna ndriti sërish mbi Koloseun.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›