E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 1 kg e gjysme kanabis. Dy ne pranga

Forcat e antidrogës në policinë e Tiranës kanë sekuestruar 1 kilogram e gjysmë kanabis sativa. Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë në kuadër të operacionit “Weekend II”, i cili coi edhe në arrestimin e dy personave. Marsel Varka 21- vjeç dhe Kreshnik Meta, 28- vjeç, u arrestun në flagrancë, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë 22- vjeçari Alban Danga, 22 vjec, i padënuar më parë.  Arrestimi i tyre u bë rreth orës 21.00 të së mërkurës, në rrugën “Mine Peza”.

Përvec lëndës narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy telefona celular. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›