Kouchner e Okada kërcënojnë Iranin

Edhe pse konsideron se duhet vazhduar negociatat me Iranin, ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner, mendon se bota duhet të përgatitet edhe për më të keqen. Mendim të ngjashëm me Kouchner shprehu edhe homologu i tij japonez, Okada.
Kouchner i bëri këto komente në Tokio, ku u takua me homologun e tij japonez, Katsuya Okada.
Në fakt, ndonëse konsideron se duhet të negociohet deri në fund, në mënyrë që Irani të heqë dorë nga zhvillimi i bombës së tij bërthamore, Kouchner paralelisht pohoi se angazhohet për vendosjen e sanksioneve kundër Teheranit.
Ndërkaq, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kouchner pas takimit, ministri i Jashtëm japonez Okada theksoi se: "Nëse Irani do të zotërojë armë nukleare, atëherë serioziteti i çështjes është i pamatshëm”.
"E them se Iranit nuk i ka mbetur më kohë. Ata duhet të vendosin tani”, theksoi ai, gjatë konferencës.
Çështja e rezervave të uraniumit është temë e bisedës midis Teheranit dhe kryeqendrave perëndimore, të cilat dyshojnë se iranianët duan të pajisen me armë bërthamore.
Irani publikoi të enjten se është i gatshëm që përnjëherë të shkëmbejë në territorin e vet 1,200 kilogramë uranium, që është i pasuruar në shkallë prej 3.5 për qind, në mënyrë që të fitojë 120 kilogramë karburant të pasuruar, në shkallë prej 20 përqind. Për përpunimin e bombës bërthamore nevojitet karburant i uraniumit, që është i pasuruar në shkallë prej 90 për qind.
Është kjo hera e parë që Irani shprehë gatishmëri që të shkëmbejë përnjëherë uraniumin e pasuruar dobët për karburantin që, siç pohon Teherani, i nevojitet për reaktorin e tij bërthamor për hulumtime mjekësore. (Nga agjencitë)