E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati për armët strategjike, Lavrov: Mund të tërhiqemi nga START2

Rusia rezervon të drejtën të tërhiqet nga traktati i ri ruso-amerikan i armëve strategjike, nëse sistemi i mbrojtjes nga raketat që Amerika planifikon të dislokojë në Evropë konsiderohet si kërcënim strategjik për të. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov komentoi kështu traktatin që do të nënshkruhet nga presidenti amerikan dhe ai rus të enjten në Pragë.

Ky është komenti më i drejtpërdrejtë që Rusia ka bërë deri tani lidhur me arsyet e tërheqjes nga Traktati për Pakësimin e Armëve Strategjike. Moska ka shprehur shqetësim lidhur me planet e administratës për të rishikuar sistemin e planifikuar për mbrojtje nga raketat, i cili mund të përfshijë interceptorë tokësorë të dislokuar në Rumani. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›