Rikthehet ambasadori turk në SHBA

Turqia rikthen ambasadorin në Washington. Ambasadori turk në Shtetet e Bashkuara u rikthye një muaj pas protestës ndaj votimit në Kongresin amerikan lidhur me masakrën kundër armenëve në Turqi gjatë luftës së parë botërore. Para nisjes për në Washington, ambasadori Namik Tan tha se Amerika e kuptoi mesazhin e Turqisë dhe u përgjigj në mënyrë të kënaqshme.
Tan u kthye në atdhe kur një komision i Kongresit amerikan miratoi një rezolutë në të cilën quhej genocid vrasja e 1,5 milion armenëve nga forcat e Turqisë osmane. Turqia e dënoi rezolutën duke thënë se në të Turqia akuzohej për një krim që nuk e kishte kryer. < I mëparshmi