E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigels Balliu, gol dhe oferta nga Serie B

Albania-sport -Kalim klasi dhe gol nga një silurë prej 23 metrash poshtë kendit të dy shtyllave i Rigels Balliut në ndeshjen e fituar Due Carrara-Sottomarina 2-1. "Ndihem në formë të shkëlqyer. Shënova golin e parë të takimit në minutën e 37 dhe dhashë edhe dy asiste, një prej të cilëve u shëndërrua në gol nga Bordin", thotë ekskluzivisht për Albania-sport.com, Rigels Balliu.
Media italiane raporton se shqiptari vazhdon të mbetet në vemendjen e manaxherëve italianë, të cilët i kanë ofruar Balliut dhe mundësinë e transferimit te një ekip i Serisë B. "Ishte një ndeshje e rëndësishme për ekipin tonë, dhe ia dolëm të fitonim", shton Balliu, që ndihet i lumtur për golin dhe fitoren ekipit të tij.
Drejtuesit e Padovës janë bërë pishman që e kanë dhënë në formë huzimi këtë sezon tek skuadrë e Due Carrare. Rrogozhinasi ka shënuar një gol këtë fund javë dhe ka dhënë dy asist për shokët e tij të skuadrës. "Tashmë aktivizimi tek kjo skuadër për mua nuk përbën problem. Më tepër mundohem të luaj sa më mirë për të arritur objektivat e mia", ka thënë Rigels Balliu në një prononcim për "Albania-sport.com".

Skeda
Emri: Rigels
Mbiemri: Balliu
Datëlindja: 23/05/1986
Vendlindja: Rrogozhinë
Shtetësia: Shqiptare
Gjatësia: 1.80 cm
Pesha: 73 kg
Pozicioni: Mesfushor (krahu i djathtë)
Skuadra: Due Carrare (i huazuar nga Padova)
Nr. i fanellës: 7
Karriera: Egnatia (Shqipëri), San Paolo (Itali), Padova (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›