Humbje e papritur e Shkëndijës

Tetovë - Ka përfunduar me disfatë takimi i dytë i skuadrës së Shkëndijës nga ekipi i Pelisterit. Futbollistët "kuqezi" i treguan dhëmbët që në minutën e tretë, kur nga goditja e lirë Dimitrovski pasoi te Mustafi, ky kthen te Tolevski, i cili gjuanë dhe godet shtyllën. Raste të mira për gol kanë huqur Mustafi në minutën e 30', kur nga afërsia prej pesë metrash nuk arrinë të gjejë portën dhe Maxhunarov katër minuta më vonë godet me kokë, por portieri mysafir nuk lejoi të befasohet. Rasti i parë për ekipin e Pelisterit erdhi në minutën e 43', kur Dimov goditi me kokë, por transferzalja ishte aleate e Elezit.
Në minutën e 49 Dimitrovski gjuan nga 18 metra, ndërsa Presilski e nxjerrë me kokë topin nga vija e portës, për të shpëtuar rrjetën. Ndërsa më pas edhe mesfushori Sallai shutoi furishëm, por Pashovski evitoi topin në rivënie fundore.
Ka qenë minuta e 74', ajo që ka heshtur 4000 tifozë në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë. Shterojvski, i cili sapo hyri në lojë shfrytëzon një gabim të mbrojtjes vendase, e con topin deri te Gllavevski, ku ky i fundit në mënyrë të qetë mposhtë Elezin. Rasti i fundit për të shënuar Shkëndija ka qenë vetëm dy minuta pas shënimit të golit. Sulmuesi Tolevski kroson për Dimitrievskin, ky me kokë nuk arrinë të godas dhe të ndërrojë kahjen topit në rrjetën e Pashovskit. Trajneri Miha tha pas ndeshjes: "Ekipi është shumë e ri, dhe po vjen në shprehje mungesa e liderit të skuadrës. Ne bëmë lojë kolektive, duke dhënë maksimumin gjatë gjithë takimit. Për mua ishte tendecioz referimi i treshes nga Shkupi. Këta më duket se kishin ardhur me një qëllim të vetmin, të dëmtojnë Shkëndijën".
Në Kërcovë, Vëllazërimi ka humbur nga Bashkimi 2:3
- Derbi shqiptar, i cili u zhvillua në Kërcovë, i takoi Bashkimit nga Kumanova, të cilët mposhtën Vëllazërimin para shikuesve të vet me rezultat 3:2. Në këtë ndeshje u shënuan pesë gola. Vëllazërimi ishte dy herë në epërsi, duke shënuar edhe dy eurogola, por nuk ia dolën të ruajnë avantazhin. Bashkimi pati disa raste shumë të mira në pjesën e parë, por arriti vetëm një herë të barazojë rezultatin me golin e bukur të
Trenoskit nga goditja e lirë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të kërcovarëve. Në pjesën e dytë, Bashkimi jo vetëm që barazoi rezultatin, por bëri edhe kthesën duke shënuar edhe golin e fitores. Autor i dy golave ishte Tripunovski.
"Kemi fituar me meritë. Edhe para takimit kemi thënë se në Kërcovë shkojmë për tri pike dhe ia arritëm qëllimit. Në pjesën e parë patëm 10 raste të mira, nga të cilët arritëm vetëm një të shndërrojmë në gol", tha ndihmëstrajneri i Bashkimit, Erkan Jusufi.
Ndryshe, Bashkimi në ndeshjen e ardhshme (të mërkurën) në Kumanovë do të takohet me Vardarin.
Liga e dyte :: Milano e shkatërroi Bellasicën
Skuadra e Milanos, para shikuesve të vet, në Kumanovë, ka shkatërruar Bellasicën me rezultat 5:0. Për skuadrën kumanovare golashënues të dyfishtë ishin Gligorovski dhe Erzen Sali, ndërsa njëherë shënoi edhe Orhan Isufi. Lojtarët e Bylbyl Sokolit të shtunën ishin në formë shumë të mirë. Ata gjatë tërë lojës kanë dominuar në të gjitha pjesët e terrenit, duke mos i dhënë asnjë rast kundërshtarit nga Strumica, për ta rrezikuar portën kumanovare. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:0. Në pjesën e dytë, për Milanon debutoi, përforcimi më i madh Kemall Allameroviq, i cili pati disa kombinime shumë të mira me Ylber Aliun, të
cilat nuk u konkretizuan. "Kemi fituar në saje të përvojës. Loja jonë ende nuk është ajo cfarë duhet të jetë, përkundër fitores bindëse. Forma jonë do të vjen ka mesi i kampionatit, kur edhe takohemi në ndeshjet për Kupë me Pobedën", u shpreh Sokoli. Ai është shumë i kënaqur nga loja që tregoi Erzen Sali, i cili ishte autor i dy golave. "Erzen Sali dëshmoi se është golashënues i spikatur dhe se do të jetë perspektivë e futbollit të Maqedonisë. Ai dhe Miserdovski kanë qenë figurat kryesore të ndeshjes", përfundoi Sokoli.