E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigjallërohet kredia për sektorin e ndërtimit

Kredia për blerje pasurish të paluajtshme nga individët. Sipas statistikave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, për tre muajt e parë të këtij viti kredia e re për blerje pasurish të paluajtshme kishte vlerën e 4.5 miliard lekëve, me një rritje prej 6.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tipar tjetër karakteristik është balancimi mes kredisë në lekë dhe asaj në euro. Nëse për tremujorin e parë 2010 kredia e re për blerje pasurish të paluajtshme jepej në masën 63% në valutë, në tremujorin e parë të këtij viti kemi një balancë të plotë në masën 50 me 50%. Kjo është një shenjë se politika e Bankës së Shqipërisë, për ta orientuar sidomos kredinë për individë drejt lekut, me qëllim shmangien e rrezikut të kursit të këmbimit, po jep rezultate. Rritja e kredisë për blerje pronash përkon me një gjallërim të lehtë të tregut të pasurive të paluajtshme. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se çmimet e banesave në Tiranë u rritën me 1.5% mbi bazë vjetore dhe vlerësoi se lehtësimi në kushtet e kreditimit tregon për një rritje të kërkesës, që mund të ketë shkaktuar rritjen e lehtë të çmimeve.

.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›