E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigjykimi i Haradinajt, do të bëhet në datën 17 gusht

Në Tribunalin e Hagës sot është mbajtur seanca e radhës dëgjimore në rigjykimin e Kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.
Në këtë seancë u vendos qe gjykimi të nisë me 17 gusht pasi deri atëherë të gjitha materialet do të jenë të gatshme për të filluar ky proces.

Gjithashtu si Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë rrënë në marrëveshje që pas nisjes së gjykimit, seancat të mbahen në baza dy javore, për shkak se gjykatësit janë të angazhuar edhe në proceset e tjera.
 

Ndërkohë anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri në një deklaratë për mediat kosovare ka sqaruar se stërzgjatja e këtij procesi është i pakuptimtë.

“Për AAK-në, stërzgjatja e këtij procesi është i pakuptimtë, shpresojmë qe pas fillimit me 17 gusht procesi i gjykimit të përfundojë shpejtë dhe qe edhe njëherë të vërtetohet pafajësia e Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt”, ka thënë Tahiri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›