E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteranë të tjerë të UÇK-së i bashkohen grevës

Ka hyrë në javën e tretë greva e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së para ndërtesës së qeverisë.

Ndërsa qeveria, kuvendi dhe institucionet e tjera nuk kanë arritur t`i bindin ata që të ndërpresin grevën, atyre sot u është bashkuar edhe një numër tjetër i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në shenjë solidarizimi. Grupi i ri i grevistëve erdhi me kërkesën e njëjtë, për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.

Udhëheqësi i kësaj greve, Xhevdet Qeriqi, kërkoi nga grupi i ri të protestojë i qetë dhe të mos provokohet. Ai tha se nuk dëshiron t`i ndryshohet kahu grevës.

Grevistët kanë përsëritur se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen, derisa kërkesat e tyre të realizohen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›