Basha nenshkruan me rektoret marreveshjen per Karten Bashkiake te Studentit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nënshkruar sot marrëveshjen me rektorët e Universiteteve të Tiranës për Kartën Bashkiake të Studentit.
“Angazhimi ynë qëndron në lehtësimin e problemeve të studentit. Duke investuat tek këta studentw, ne investojmë në të ardhmen e qytetit të Tiranës. “, deklaroi kreu i Bashkisë Lulzim Basha. Basha theksoi se Karta Bashkiake e Studentit është prioritet i Bashkisë.
“Do të nisim menjëherë shpërndarjen e Kartës së Studentit. Kjo kartë ofron shumë lehtësi për studentët. Bashkia e Tiranës, ka rënë dakord me Ministrinë e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, për ti krijuar lehtësi studenteve për hyrë falas në muze, stadium, teatër. Po ashtu kemi rënë dakord me Bankën e Shqipërisë për të krijuar disa lehtësi ndaj studentëve. I kemi kërkuar edhe Ministrisë së Transporteve të krijojë lehtësi në transportin e studenteve me tarifa të ulëta”, ka deklaruar Basha.
Gjithashtu ai bëri të ditur se bizneset kanë bërë oferta në Bashki për ofruar tarifa të reduktuara për shërbimet që kanë, për studentit
Ai tha se si fillim Karta e Stuentit do të jepet për Universitetet Publike, por Bashkia e Tiranës është gati të nënshkruajë një marrëveshje edhe me edhe me Universitetet jo publike të Tiranës. “I gjithë sistemi do të jetë i kontrollueshëm nga një Data Baze që do të jetë në Bashkinë e Tiranës”, tha kreu i Bashkisë.
Rektori i Universiteti të Tiranës, Dhori Kule deklaroi se Basha është kryebashkiaku që mban fjalën e dhënë. “Në emër të 16 mijë studentëve të Tiranës, dhe rektorëve të pranishëm, ju falenderoj për mbajtjen e premtimit të dhënë në fushatën elektorale për kartën e studentit”, tha Kule.