Vizat, misioni monitorues i PE sot në Tiranë
Delegacioni i Parlamentit Europian qe do te monitoroje plotesimin e kushteve nga ana e vendit per liberalizimin e vizave mberriti paraditen e te djeles ne Tirane dhe pasdite do te kete dy takimet e para, me ministrin e Brendshem Lulezim Basha dhe ministrin e Puneve te Jashtme Ilir Meta.
Shefi i delegacionit te Parlamentit Europian Eduard Kukan, eshte shprehur para vizites ne Tirane se koha është shumë e rëndësishme ndaj po shkojmë dhe kaq shpejt pa lajmëruar në Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve te verës. Gjithashtu ai eshte shprehur se fluksi i azilkërkuesve maqedonas e serbe në Europë ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Pjese e delegacionit te parlamentit europian eshte edhe deputetja sllovene Tanja Fajon e cila eshte nje nga mbeshteteset kryesore te liberalizimit te vizave per vendin tone.
Ne diten e neserme eurodeputetët do te takojnë edhe kreun e shtetit Bamir Topi, kryeministrin Berisha, si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-së.