E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramona Tullumani: Xhilda moderne, për herë të parë në skenën operistike

Sopranoja ngjitet sonte në skenën operistike, në veprën Rigoletto të Verdit

Rigoletto sjell sonte në skenën e TKOB dashurinë e Xhildës, e cila vjen me zërin brilant të një sopranoje të talentuar. Ajo është një këngëtare lirike e re, por që premton shumë në botën e artit. Një vajzë artiste, në damarët e së cilës rrjedh gjak artisti, mbesa e baritonit të shquar shqiptar Ramiz Kovaçi. Ramona Tullumani ka kohë që është identifikuar si një soprano e re,

 e talentuar dhe shumë profesioniste në botën operistike. Një prej veprave më të bukura të Verdit, për publikun sjell dramën, pasionin dashurinë dhe vdekjen. Të gjitha këto do të vijnë nga emra të njohur të skenës, e ndërkohë që rolin kryesor e interpreton sopranoja e re Ramona Tullumani,e cila në këtë intervistë na tregon emocionet që i fal roli i Xhildës. Suksesin e saj si soprano veç skenave shqiptare ajo e ka marrë dhe në skena të huaja. Këtë e evidenton më së miri çmimi i parë i marrë prej saj në një konkurs prestigjioz zhvilluar në Itali. Ka konkurruar mes 70 artistëve në konkursin ndërkombëtar për të rinj Concorso Internacionale Di canto Lirico, Tommaso Traetta, zhvilluar në operan me të njëjtin emër Traetta Opera, në Bitonto të Italisë, vend ky ku u mblodhën artistë nga vende të ndryshme, si Japonia, Koreja, Italia. Artistja shqiptare me zërin e saj dhe mënyrën e të interpretuarit ka mundur të tërheqë vëmendjen e një jurie prestigjioze, duke marrë çmimin e parë e duke lënë pas saj në vend të dytë një tjetër artiste të re italiane. Në këtë konkurs ajo është prezantuar me dy arie nga Puçini, e para ka qenë arie e Musetta e La boheme dhe e dyta arie e Laureta e Xhani Skiti. Në natën e dytë ajo ka interpretuar atë që e ka dhe më shumë për zemër Luçia nga Donizeti.

-Do të ngjiteni në skenë sonte me Rigoletton, si ndiheni?
Është punuar në një kohë shumë të gjatë. Është punuar me dirigjentin e huaj Vitorio Parizi, i cili është një dirigjent që ka një përvojë të gjatë, është një profesionist i vërtetë i cili e njeh shumë mirë këtë vepër. Kemi punuar gjithashtu dhe me regjisorin që ka ardhur po nga Italia, me skenografin, me asistent dirigjent. Është një staf, i cili mendoj se është shumë i rëndësishëm me një përvojë shumë të madhe. Unë mendoj se kam mësuar dhe kam fituar shumë gjëra nga kjo eksperiencë në TKOB dhe me këtë shfaqje që vjen në opera.

-Interpretoni Xhildën tek Rigoletto, diçka rreth rolit tuaj?
Xhilda është një vajzë, e cila është 15 vjeç. Ajo jeton me të atin e saj që është Rigoletto, i cili është një person me aftësi të kufizuara. Ai ka një bastun dhe ecën gjatë gjithë kohës me atë. Ai ka një vështirësi shumë të madhe dhe ai qëndron në një pallat, ku aty jeton Duka. Ai atje mundohet që të gjejë femra dhe tia sjelli dukës, i cili ai shkon dhe me gratë e shokëve të tij, dhe për të arritur deri këtu atë e ndihmon shumë Rigoletto, i cili është një baba shumë i mirë. Ai ka një vajzë që e do shumë, por ndërkohë që gruaja e tij ka vdekur, shumë kohë më parë, e cila ka qenë shumë e bukur dhe vetmja gjë e rëndësishme në jetën e tij është vetë Xhilda, që ai kërkon ta mbrojë në mënyrën më të jashtëzakonshme, duke ditur se çfarë gjërash të këqija ka bërë dhe vetë, me vajzat e shokëve të tij apo me vajzat e Monterones. Ai mundohet që ta mbajë në shtëpinë e tij dhe nuk e lë që të dalë fare nga shtëpia. Xhilda nuk ka dalë kurrë nga shtëpia e saj, ndërkohë që Duka e merr vesh që ky ka një femër, që e mban mbyllur dhe mendon se ajo është e dashura e Rigolettos. Atëherë shkojnë oborrtarët dhe e rrëmbejnë Xhildën, gjë e cila ndodh në aktin e parë. Ata e çojnë tek Duka, i cili e përdhunon ndërkohë që më pas kjo dashurohet pas tij. Duka e gënjen dhe i thotë që unë jam një student i varfër dhe jo Duka. Në aktin e dytë tregohet në një farë mënyre që sado që Duka e bëri të gjithë këtë, ai dashurohet marrëzisht pas saj. Ai ndjen një dashuri të veçantë që se kishte ndjerë deri më sot me asnjë femër tjetër. Ndërkohë që Rigoletto e merr vesh dhe shkon në pallatin e Dukës për vajzën e tij dhe  thotë që unë do të bëj një ndëshkim të jashtëzakonshëm dhe do të hakmerrem për atë që ai mi bëri vajzës sime. Në aktin e tretë ai kërkon nga Sparafuçile, i cili është një person që paguhej për të vrarë njerëz. Rigoletto i thotë që ti duhet të vrasësh Dukën, ai nuk tregohet besnik dhe vret Xhildën. Por para se ai të arrinte deri këtu, Xhilda e merr vesh të gjithë historinë se kush ishte në të vërtetë Duka. Meqë ajo e donte, dhe Sparafuçile në vend të Dukës vret Xhildën. Ajo mendon që do ta bëjë këtë që të shpëtojë babai i saj, por dhe Duka të cilin ajo e donte aq shumë. Këtu është dhe fundi i operës, që ajo shkon dhe vritet nga Sparafuçile dhe në skenë ka një duet në fund që është dhe dueti më i bukur dhe më i rëndësishëm i të gjithë kësaj opere, ku ajo vdes në krahët e të atit. Është një opera vërtetë shumë e bukur dhe shumë emocionuese, pasi unë kam kënduar dhe në shumë koncerte të tjera. Unë kam kënduar dhe Suzanën nga Dasma e Figaros nga Mozart, por opera verdiane të jep një kënaqësi të veçantë.

-Xhilda sakrifikohet për hir të dashurisë, e ndërkohë çfarë mendon Ramona për dashurinë?
Njeriu ka fat kur gjen dashurinë e vërtetë në jetë dhe në momentin që ti e gjen këtë dashuri atëherë është mirë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet, të mos jetë e nevojshme që të sakrifikosh apo të vdesësh për hir të dashurisë. Megjithatë kjo vepër tashmë është sjellë në kohët tona. Dhe një vajzë 15 vjeçe në vepër nuk e ka atë arsye akoma se si duhet të marrë vendime. Megjithatë Ramona për moshën që ka, mendoj që dashurinë e vërtetë do ta mbaja me një forcë të jashtëzakonshme dhe do të isha një njeri i lumtur.

-Çfarë vendi zë Rigoletto në karrierën tënde?
Rigoletto është një nga kryeveprat verdhane, por unë nuk di të bëj ndonjë dallim të veçantë mes kompozitorëve për arsye se mua më pëlqen Belini, Mozarti, Verdi etj. Por Rigoletto është një nga më të rëndësishmet, sepse ai ka bërë dhe Traviatën që është një nga më të bukurat e Verdit.


-Xhilda vjen me modernen?
Është një personazh i risjellë në kohë nga ana e paraqitjes. Ajo është e veshur me një fustan të shkurtër deri tek gjuri me ngjyrë rozë, por ashtu ka dhe një triko po ngjyrë rozë, por dhe në kokë ka një fjongo rozë. Në aktin e fundit ka një fustan gri, dhe këtu kuptohet dhe ndryshimi i akteve nga i pari tek i dyti dhe tek i treti.

-Do të doje ta luaje klasike?
 Jo edhe kështu unë jam shumë e kënaqur. Tani është një rivënie e re dhe me këtë unë do të mbahem mend që luajta Xhildën të sjellë në një kohë tjetër.

-Suzana tek Dasma e Figaros për Ramonën?
Suzana është një grua që njeh mirë gjërat dhe ajo është shërbyesja, por ajo i sjell të gjithë rrotull, bën një gjullurdi të vërtetë dhe në fund ajo i përcakton. Suzana e di mirë se çfarë kërkon nga Figaro që ai të bëhej bashkëshorti i saj dhe e dinte mirë se çfarë donte nga konti, i cili ishte i dashuri i saj.

 -Emocione që do të ngiteni sonte në skenë?
 Jo nuk kam emocione, por kam një kënaqësi të jashtëzakonshme. Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që unë deputoj në këtë skenë, ku këtu ka kënduar dhe gjyshi im Ramiz Kovaçi, i cili ka bërë Rigoletton për herë të parë dhe ka qenë Rigoletto më i madh shqiptar. Unë jam shumë e kënaqur për këtë. Nëse unë jam mirë jap gjithçka tek publiku, atë që ndjej në personazh përpiqem që ta sjell tek publiku, që ai të kuptojë se çfarë sjell ky personazh.

-Ju vjen keq që gjithmonë një histori dashurie përfundon me tragjedi në opera. Do të donit një fund tjetër?
Unë do të kisha dashur që dashuria të triumfonte, dashuria mes Dukës dhe Xhildës, por që në momentin që një dashuri fillon e rreme dhe ai fillon të gënjejë, atëherë kuptohet që çdo gjë do të shkojë tatëpjetë. Megjithatë unë mund të them që gjëja më e bukur është dueti, ku ajo thotë në krahët e të atit: U

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›